Koloneli i Ushtrisë Amerikane, Stanton Trotter, bashkë me disa pjesëtarë të KFOR-it, kanë vizituar Manastirin e Deçanit.
Në bazë të fotografive të shpërndara, aty nuk shihet asnjë udhëheqës i Manastirit, që do të mirëpriste ushtarët, ani se këta të fundit mbikëqyrin sigurinë e Manastirit.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se vizita u bë të dielën, kur koloneli Trotter me Ekipet Mbështetëse Fetare të Task Forcës së Aviacionit.
“Kur vepron në një mjedis shumëkombësh dhe ndër-organizativ, aftësia e KFOR-it për të vepruar në mënyrë efektive dhe efikase si një komponent i një force të kombinuar në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake, rrit ndërveprueshmërinë gjatë përmbushjes së misionit”, thuhet në mbishkrimin e fotografive nga vizita, shkruan EO.
“Së bashku me partnerët tanë të NATO-s, KFOR-i mbetet i përkushtuar për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara për Bashkëpunim në Siguri, të vitit 1999”.