• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 21 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Gjermania në mungesë të punëtorëve, pritet reforimi i ligjit të migracionit

J G nga J G
27 July 2022
në Bota
0 0
0
Gjermania në mungesë të punëtorëve, pritet reforimi i ligjit të migracionit
0
SHPERNDARJE
33
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Mungesa e punëtorëve në Gjermani është në rritje si në industri, ashtu edhe në zejtari ose në kujdesin shëndetësor. Marrja e forcave të specializuara nga jashtë nuk po funksionon. Pritet reforimi ligji të migracionit

Kjo darkë mund të kishte qenë një darkë e bukur. “Unë kisha rezervuar një tavolinë për të,” thotë në telefon pronari i restorantit, “por për fat të keq nuk kisha askënd që të gatuante”. Kjo histori tingëllon si shaka, por është në fakt serioze. Në Gjermani mungojnë kuzhinjerët, ndihmësit në kuzhinë dhe forcat e shërbimit. Dhe nga mungesa e fuqisë punëtore nuk vuan vetëm gastronomia.

Trenat nuk nisen më sepse nuk ka trenista. Në aeroporte valixhet mblidhen sipër njëra tjetrës, sepse nuk ka dikë që të merret me shkarkimin. Në pikat e kontrollit të sigurisë udhëtarët shfryjnë nervat e ngritura kur humbasin fluturimin për shkak të rradhëve të gjata të pritjes, kopshtet e fëmijëve refuzojnë pranimin e fëmijëve, sepse mungojnë edukatorët.

Mungesa në 148 profesione

Në një sondazh të bërë nga Dhoma gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, e cila përfaqëson interesat e miliona ndërmarrjeve nga industria, tregtia dhe shërbimet, 56% e ndërmarrjeve ankohen për mungesën e puntorëve dhe e quajnë këtë mungesë si një nga rreziqet më të mëdha për biznesin.

Agjencia Federale e Punës ka rradhitur aktualisht mungesë fuqie punëtore në 148 profesione. 122 profesione të tjera ndodhen nën vëzhgim. 8 muaj zgjat mesatarisht deri sa një strehimore të moshuarish të gjejë një punonjës kujdestar për shëndetin. Firmat e ndërtimit duhet të llogarisin pritje gjashtë mujore deri sa të gjejnë një punëtor ndërtimi. Në të gjithë Gjermaninë janë shpallur vakant 1.7 milionë vende pune.

Nuk mungojnë vetëm forcat e specializuara

“Për të shitur shërbimet tona ne kemi shpërndarë njoftime pesë deri dhjetë vjet me radhë. Sot ne bëjmë reklama në të gjitha llojet e mediave për të fituar punonjës të rinj”, thotë Markus Winter, drejtor i ndërmarrjes së shërbimeve, IDS, në Baden-Vyrtemberg. Firma ka 750 punonjës dhe kërkon personel në më shumë se 20 profesione duke filluar nga teknikë bravash, tek bojaxhinjtë, punonjësit e ngarkim shkarkimit, punonjësit e montimit dhe shoferët për furnizimin e pijeve.

“Ne nuk kemi më një problem me forcat e specializuara, por një problem të përgjithshëm me fuqinë punëtore”, thotë Ëinter. Edhe vendet e punës për punonjësit pa eskperiencë pune, nuk zihen. “Këto janë sektorë që janë vërtet relevant për industrinë, pa to nuk funksionon.”

Së shpejti dalin në pension njerëzit e lindur në kohën e lindjeve të shumta

Kjo mungesë nuk është e papritur. “Ne ndodhemi tani në një situatë relativisht dramatike, për të cilën kemi bërë faktikisht parashikime prej kohësh,” thotë Herbert Brücker, profesor në Institutin për Studimin e Tregut të punës dhe profesioneve në Nyrnberg. Ndryshimet demografike kanë filluar të ndihen. Gjermania humbet çdo vit rreth 350 mijë vetë që janë në moshë pune. Ndërkohë që njerëzit e lindur në vitet me nivel të lartë lindjesh, fillojnë të dalin në pension. Ekspertët si puna e Brücker-it, llogarisin që deri në vitin 2035, tregu i punës të ketë në dispozicion rreth shtatë milionë vetë më pak.

Ky nuk është një mangësi e vogël, por është një mungesë e madhe. Para së gjithash, sepse nuk mund të plotësohet as nga fuqia punëtore e punës që ndodhet në vend dhe as nga ardhjet e punëtorëve nga Bashkimi Europian.

Sipas studiuesit të tregut të punës, Brücker, numri i migrantëve nga vendet e BE-së është vazhdimisht në rënie. “Të ardhurat janë duke u rritur edhe në vendet e tjera të BE-së, të cilat po ashtu janë prekur nga ndryshimet demografike.” Potenciali i njerëzve të rinj, të gatshëm për të migruar është vazhdimisht në rënie në BE. “Në parim festa ka mbaruar, ta them kështu troç.”

Zhgënjyes ligji për migrimin e forcave të specializuara

Për të zgjidhur çështjen e mungesës aktuale në tregun e punës, duhet që çdo vit në Gjermani të vijnë 400 mijë migrantë, që edhe të qëndrojnë. Ata duhet të jenë njerëz nga të ashtuquajturat vende të treta jashtë Bashkimit Europian. Që prej vitit 2012 forcat akademike kanë pasur mundësi të vijnë në Gjermani nëpërmjet Kartës Blu të BE-së. Përveç kësaj në vitin 2020 hyri në fuqi ligji për migrimin e forcave të specializuara (FEG), që kishte të bënte me profesionet jo-akademike. Por ai nuk pati efektin e shpresuar, dhe kjo jo vetëm sepse ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Gjermani shpesh e kanë të vështirë të marrin forca të huaja të specializuara. Në vitin 2020 në Gjermani erdhën nga vendet e tjera 30 mijë forca të specializuara, ndërkohë që nga Gjermania u larguan 20 mijë vetë. Studiuesi i tregut të punës, Brücker, flet për “zhgënjim”.

Qeveria gjermane kërkon të reformojë ligjin dhe të prezantojë në muajin shtator pikat e para të ndryshimeve. Këtu bëjnë pjesë hapja e tregut të punës edhe për forcat e specializuara që kanë një kontratë pune, por nuk kanë diplomë shkolle profesionale në Gjermani. Këtë e bëri të ditur para pak kohe ministrja e Brendshme, Nancy Faeser dhe ministri i Punës, Hubertus Heil. Diploma profesionale mund të merret më vonë edhe me ndihmën e punëdhënësit gjerman.

Specializim në vendin e punës

Me një propozim të tillë ministrave u hapen dyert e ekonomisë. Ligji kërkon ende ekuivalencën me kualifikimet gjermane. “Shteti kontrollon sot nëse dikush është i përshtatshëm për ne si ndërmarrje,” thotë Ëinter duke treguar ku qëndron problemi. “Ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë”.

Ëinter vëren që tani tek klientët nga industria, se i zenë vendet e punës edhe me fuqi të pakualifikuar punëtore. “Unë vlerësoj se gati 20% nuk janë fuqi e specializuar, por janë punëtorë që mësojnë profesionin.” Madje edhe në ndërtimin e makinerive është e mundur, që të specializosh fuqinë punëtore “me kualifikim të lartë dhe shumë specifik” për vende të caktuara pune nëpërmjet kurseve dhe krijimit të karrierës brenda për brenda ndërmarrjes.

“Pothuajse të gjitha vendet e botës kanë sistem të ndryshëm shkollimi profesional nga ai i Gjermanisë,” thuhet edhe në Dhomën gjermane të Industrisë dhe Tregtisë. Kjo organizatë shpreson që reforma e ligjit të migracionit të lehtësojë edhe zbatimin e ligjit. “Kjo fillon me procesin e dhënies së vizave, gjatë të cilit dokumentat dërgohen nga njëri cep i botës në tjetrin, dhe mbaron me punonjësit e autoriteteve që nuk i zbatojnë në mënyrë unike dhe transparente rregullat komplekse.”

Dyshime për punëdhënësit

Çfarë do të thotë kjo gjë në praktikë, e di mirë avokatja Bettina Offer, e cila këshillon ndërmarrjet që duan të marrin forca të huaja punëtore. Edhe me kontratë pune në xhep është e vështirë të marrësh në ambasadën gjermane një takim për të aplikuar për marrjen e vizës dhe procesi i aplikimit mund të kërkojë muaj të tërë. “Unë has herë pas here zyrtarë që në vend që ta kuptojnë se punëdhënësi im është në kërkim të krahut të punës kanë në përgjithësi dyshime se ai kërkon të fusë të huajt kontrabandë në Gjermani.”

Offer flet për një “qëndrim mbrojtës që i ka rrënjët e thella” të autoriteteve gjermane në zyrën e të huajve. “Unë kam gjithnjë problemin se më duhet të luftoj këtë lloj qëndrimi, që nuk e ka origjinën vetëm tek qëndrimi mbrojtës ndaj azilantëve, ku zyrtarët thonë se “i huaj i mirë është ai i huaj që nuk qëndron në Gjermani”, dhe kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Neve duhet të ndryshojmë mënyrën e të menduarit. Çdo punëtor që vjen tek ne është përfitim për vendin.”

Më shumë mundësi pune për azilantët

Sipërmarrësi Markus Ëinter shpreson po ashtu që të bëhen ndryshime edhe të ligjit të migracionit. Pengesat për azilkërkuesit që kërkojnë të punojnë janë shumë të mëdha. Ëinter ka marrë që nga vitin 2016 gati 300 azilantë në punë dhe bën mbikqyrjen e tyre. “Nga përvoja ime mund të them se nuk është e thjeshtë dhe 2 të 3-tat e njerëzve nuk erdhën tek ne që me përpjekjen e pare”, shkruan DW.

Por megjithë problemet e gjuhës dhe integrimit të punonjësve të rinj, mes azilkërkuesve ekziston potencial i madh.

“Unë mund ta kuptoj politikisht që me ligjin e azilit nuk mund të bëhet politikë e fshehtë migracioni. Por edhe këtu duhen bërë ndryshime.”

Tags: GastronomiaGjermaniaPunëtorët
Postimi i mëparshëm

Kurti dhe Osmani në takim me Blinken diskutuan për dialogun, kërkuan investime në Kosovë

Postimi tjetër

Arabia Saudite zbulon pajmet e qytetit pasqyrë

Të ngjajshme Postime

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Postimi tjetër
Arabia Saudite zbulon pajmet e qytetit pasqyrë

Arabia Saudite zbulon pajmet e qytetit pasqyrë

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu