Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka komentuar takimin e djeshëm në Washington në mes të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe presidentes Osmani e kryeministrit Kurti.
Time Kadrijaj thotë se partia e saj e ka kritikuar disa herë Kurtin për shkak të disa vendimeve të tij, që, siç thotë, nuk kanë qenë në harmoni me sugjerimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ajo që na ka bërë të dyshojmë, ka qenë refuzimi i projektit të gazit amerikan, sepse tash, përderisa po përballemi me krizë të rëndë energjetike, ai ka qenë një gabim fatal që e ka bërë Kurti dhe Qeveria e tij”, ka thënë ajo për REL.
Ajo tutje është shprehur skeptike se Kurti ka ndryshuar qasje në raport me SHBA-në. “Nëse rastësisht ka ndërruar qasje, ne e përgëzojmë”, thotë ajo.