Nuk është marr me komentimin e asaj çka u pa e si u paraqitën Kryeministri Albin Kurti e Presidentja Vjosa Osmani në takimin me Sekretarin Antony Blinken e as me deklaratat e 2 udhëheqësve shtetëror të Kosovës pas takimit, por ish-amasadorja Vlora Çitaku, theksoi nëse udhëheqja e Kosovës kuptuan mesazhin amerikan, sikur edhe kujtoi se pa përfshirjen e SHBA-së, nuk është përmbyllur as një projekt gjeostartegjik në kontinentin evropian, përcjell InLajmi.
Ish-ambasdaorja, nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku shpreson se udhëheqësit e institucioneve të Kosovës ta kenë kuptuar artë mesazhin e Sekretarit Blinken për përfundimin e procesit të dialogut pa anashkaluar që marrëveshja finale të jetë njohja reciproke.
Me këtë Çitaku, sikur i’a kujton kryeminstrit Kurti se dialogu nuk duhet të ngecë, por të vazhdoj, sepse thotë Çitaku, mbetja në status quo në dialog i shkon për shtati Serbisë dhe forcave rajonale destruktive.
Postimi i plotë i saj:
Pa përfshirjen e drejtërdrejtë të SHBA-ve nuk është përmbyllur sukseshëm asnjë projekt gjeostrategjik në kontinentin Evropian.
Ne në Kosovë e dimë këtë më së miri! Shpresoj që udhëheqësit e Institucioneve të Kosovës t’i kenë kuptuar drejtë mesazhet e Sekretarit të Shtetit Blinken. Mirëmbajtja e status quo-së në dialogun Kosovë-Serbi i shkon për shtatit Serbisë dhe forcave destruktive në rajonin tonë. /InLajmi/