Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës ka bërë homazhe pranë varrit të veprimtarit, Adem Demaçi në përvjetorin e vdekjes tij.
Në emër të të burgosurve politikë, foli Selatin Novosella i cili tha se ky përvjetor i ka bashkuar sot të gjithë ish të burgosurit e duhet ti bashkojë gjithmonë.
“Ne shqiptarët kemi nevojë për jetë e mot për shembullin, Adem Demaçi. Lum ne që jetuam në epokën Adem Demaçi. Lavdi” ka thënë Novosella, transmeton rtk.live.
Homazhe pranë varrit të veprimtarit Demaçi ka bërë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.