• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 11 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kryetari i Shoqatës: Nuk ka përgjigje nga Qeveria për financim të invalidëve të luftës

J G nga J G
26 July 2022
në KRYESORE
0 0
0
Kryetari i Shoqatës: Nuk ka përgjigje nga Qeveria për financim të invalidëve të luftës
0
SHPERNDARJE
49
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

20% për shkak të plagës, lëndimit apo sëmundjes që ka pësuar në luftë, apo si i internuar në burgjet apo kampet e armikut dhe shtetasi i huaj si veteran i UÇK–së, nga periudha 1997- 1999″, kështu është i definuar statusi i invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Nenin 3 paragrafin 1.7 të Ligjit Nr. 04/L-054, Për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre, por që në realitet invalidët përballen ende me problemet e plagëve të shkaktuara gjatë luftës si mungesë e fondeve dhe e financimit nga Qeveria.

J.H nga qyteti i Vushtrrisë, invalid i luftës së UÇK-së, këtë problem e pati edhe 23 vjet pas luftës, ku si pasojë e mosfinancimit nga Qeveria, i është dashur të bëjë riparimin e protezës së gjurit me një pjesë të përdorur, të dhuruar nga miku i tij i luftës.

“Shpresoj që shteti ynë të këndellet dhe të kujdeset për njerëzit e tij që i dhanë gjymtyrët e trupit për liri”, ka thënë J.H, për portalin Dukagjini.

E për këtë rast e shumë të tjera, kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj ka thënë se qe një kohë të gjatë nuk ka ndonjë përgjigje nga Qeveria e Kosovës për financim të invalidëve të luftës.

Shurdhaj për portalin Dukagjini ka deklaruar se kohëve të fundit ka pasur një takim me Aziz Bici, këshilltarin politik të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por që ende nuk është marrë ndonjë vendim në lidhje me situatën e tyre.

Ai ka thënë se është e vështirë që pas kaq shumë vjetësh, një invalid i luftës të mos ketë një vend ku të adresohet për plagët që i ka marrë gjatë sakrificës së tij për liri të vendit.

“Në qeverisjet e kaluara, me një projekt, një donacion nga Gjermania ka qenë për invalidë të luftës, ku i kemi marrë protezat për ta, por qe një kohë të gjatë nuk kemi ndonjë gjë konkrete nga Qeveria”, ka thënë Shurdhaj.

Shurdhaj ka thënë ndër të tjera se në qeverisjen e ish-kryeministrit Avdullah Hoti, ka pasur një projekt ku janë financuar disa invalidë për protezat e tyre të gjurit.

Në atë kohë kryeministër në detyrë, Avdullah Hoti kishte autorizuar Klinikën e Ortopedisë për dhënien e shërbimeve të cilat i kryejnë dy klinika të tjera, ajo e Pediatrisë dhe Ortoprotetikës.

Ai kishte thënë se shërbimet do t’i mbulojnë nga buxheti i shtetit, por që kjo nuk i kishte pëlqyer Shurdhajt, kryetarit të kësaj shoqate.

Ai kishte deklaruar se protezat e invalidëve gjithmonë janë bërë jashtë Kosovës, por që mbulimin e shpenzimeve e kanë bërë gjithmonë Qeveritë e Kosovës.

Sipas Shurdhajt, kjo klinikë në QKUK nuk kishte kapacitete teknike dhe specialist të kësaj fushe për të adresuar të gjitha problemet e invalidëve të luftës.

“Në qeverisjen e tanishme, kemi kërkesa nga invalidët për proteza, por është e rëndë, sepse nuk kemi ku t’i dërgojmë”, ka deklaruar Shurdhaj.

Ai ka shtuar se me invalidët e luftës është dashur të merret çdoherë Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, e jo të lihen anash dhe siç thotë ai “të harruar nga shteti”.

Shurdhaj shpreson që të ketë ndonjë rregullim të kësaj situate, nga takimi me Bicin herën e fundit.

Ndërkaq, portali Dukagjini qe një kohë të gjatë është munduar që të marrë përgjigje nga Qeveria dhe këshilltari politik i Kurtit, Aziz Bici për këtë çështje, por që ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Ndërsa më 20 korrik, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar një propozim të ri për verifikimin e veteranëve ushtruesit të detyrës së OVL- UÇK-së, Faton Klinakut.

Në një përgjigje nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thuhet se Kryeministri Albin Kurti ka propozuar që “menjëherë dhe bashkërisht të fillojë hartimi i një ligji të ri, i cili e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare”.

Në propozimin e Kurtit, thuhet se deri sa të kryhet procesi i verifikimit, veteranët do të kenë mundësi punësimi duke u subvencionuar nga Qeveria e Kosovës për një pjesë të pagës në një periudhë të caktuar.

“Hartimi i ligjit dhe procesi i verifikimit të kryhet në një kohë sa më të shpejtë. Ndërkohë, derisa të përfundojë ky proces, si mbështetje shtesë, kryeministri Kurti propozon përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar”, thuhet në përgjigjen e Kryeziut.

Ky propozim, sipas Qeverisë së Kosovës, do të mund të rezultonte një listë përfundimtare dhe të saktë të veteranëve.

“Ne besojmë se me këtë propozim sigurohemi që të kemi një listë përfundimtare dhe të saktë të veteranëve, duke i bërë nder luftës dhe sakrificës së popullit tonë dhe duke mundësuar një trajtim të dinjitetshëm atyre që dhanë kontributin e tyre në çlirimin e vendit”, ka thënë Kryeziu.

Alternativë e propozimit të Kurtit, sipas Kryeziut do të jetë “zbatimi i ligjit në fuqi për kategorizimin e veteranëve”.

“Alternativë ndaj këtij propozimi të Kryeministrit Kurti mbetet zbatimi i ligjit në fuqi për kategorizimin e veteranëve, i cili në momentin e miratimit, nga çfarë kemi kuptuar në takimin e qershorit, ka pasur edhe mbështetjen e OLV të UÇK-së. Të dy alternativat do të zhvilloheshin veçmas dhe pa e penguar apo ndikuar procesin gjyqësor në zhvillim e sipër”, thuhet në përgjigjen e Kryeziut.

Ndërkaq, këtë propozimin nga Kurti e ka konfirmuar vetë Klinaku, i cili ka thënë se do ta shqyrtojnë ditëve në vijim dhe se pas shqyrtimit si organizatë e luftës do t’i kthejnë përgjigje me shkrim kryeministrit.

Klinaku në reagimin e tij ka thënë se verifikimi i veteranëve në të kaluarën është bërë në bazë të ligjit dhe, nëse ka pasur shkelje duhet të merren organet kompetente.

“Aplikimi, vlerësimi dhe verifikimi i veteranëve është bërë mbi bazë të ligjit. Për çdo shkelje të ligjit janë organet kompetente, dhe pas thirrjeve tona, ka filluar proces gjyqësor dhe lënda është në gjykatë”, ka thënë ai.

Klinaku ka theksuar se derisa të bëhet një ligj i ri për veteranët, sipas tij duhet të respektohet ligji aktual dhe veteranëve t’u rritet paga në raport me pagën minimale.

Tutje, Klinaku ka thënë se dosjet për veteranët janë në prokurori dhe si organizatë ata nuk mund të ndërhyjnë.

Ndërsa në qershor, veteranët e Kosovës kanë protestuar para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës për të shprehur pakënaqësinë me miratimin në lexim të parë të ligjit që e përjashton kategorinë e tyre nga rritja e pagës minimale.

Tags: Fadil ShurdhajQeveria e KosovësVeteranët e UÇK-së
Postimi i mëparshëm

Krasniqit nuk i’u lejua të marrë pjesë në dasmën e djalit? Gjykata Speciale jep një përgjigje

Postimi tjetër

A do të rikthehet Leo Messi tek Barcelona?

Të ngjajshme Postime

Shkarkohen komandantët e Policisë në Pejë, Suharekë e Klinë, emërohen komandantë të rinj
KRYESORE

Shkarkohen komandantët e Policisë në Pejë, Suharekë e Klinë, emërohen komandantë të rinj

11 July 2025
Presidentja Osmani: Në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike, mbështetja e partnerëve e aleatëve tanë është jetike
KRYESORE

Presidentja Osmani: Në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike, mbështetja e partnerëve e aleatëve tanë është jetike

11 July 2025
Kërkohet drejtësi për Agon Zejnullahun, vëllai i tij: Shpresojmë të mos ketë verdikt tjetër pos të vërtetës
KRYESORE

Kërkohet drejtësi për Agon Zejnullahun, vëllai i tij: Shpresojmë të mos ketë verdikt tjetër pos të vërtetës

11 July 2025
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbyll 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate
KRYESORE

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbyll 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate

11 July 2025
”Kam pjesë të fajit por nuk jam penduar, kam besuar”, Taravari tregon pikat e marrëveshjes me VMRO që nuk u realizuan
KRYESORE

”Kam pjesë të fajit por nuk jam penduar, kam besuar”, Taravari tregon pikat e marrëveshjes me VMRO që nuk u realizuan

10 July 2025
Besnik Berisha: Po ta thom ty qitu, Agoni i ka tri lloje gjakderdhjesh, nuk e ngufatë polici, pikë!
KRYESORE

Besnik Berisha: Po ta thom ty qitu, Agoni i ka tri lloje gjakderdhjesh, nuk e ngufatë polici, pikë!

10 July 2025
Postimi tjetër
A do të rikthehet Leo Messi tek Barcelona?

A do të rikthehet Leo Messi tek Barcelona?

Lajmet e fundit

Anulohet koncerti i vetëm i Kanye West në Europë

Anulohet koncerti i vetëm i Kanye West në Europë

11 July 2025
Çfarë problemi shëndetësor tregon lëkura e varur në krahë

Çfarë problemi shëndetësor tregon lëkura e varur në krahë

11 July 2025
5 gabime që s’po të lënë të kesh flokët e gjatë e të fortë si të Rapunzel-it

5 gabime që s’po të lënë të kesh flokët e gjatë e të fortë si të Rapunzel-it

11 July 2025
Carlos Alcaraz siguron finalen e Wimbledon, kërkon trofeun e tretë radhazi

Carlos Alcaraz siguron finalen e Wimbledon, kërkon trofeun e tretë radhazi

11 July 2025
eKosova me një tjetër opsion, do të jetë në shërbim të mërgatës

eKosova me një tjetër opsion, do të jetë në shërbim të mërgatës

11 July 2025
SBAShK paralajmëron veprime sindikale nga shtatori, nëse nuk i plotësohen kërkesat nga MAShTI

SBAShK paralajmëron veprime sindikale nga shtatori, nëse nuk i plotësohen kërkesat nga MAShTI

11 July 2025
Shkarkohen komandantët e Policisë në Pejë, Suharekë e Klinë, emërohen komandantë të rinj

Shkarkohen komandantët e Policisë në Pejë, Suharekë e Klinë, emërohen komandantë të rinj

11 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu