KFOR-i ka njoftuar se kanë punuar së bashku me organizatat e sigurisë së Kosovës për të shuar zjarret që kanë përfshirë fshatrat në komunën e Mitrovicës, përcjell InLajmi.
Në njoftimin nga KFOR-i thuhet se Aviatorët e Ushtrisë kanë hedhur 7 kovë ujë për të shuar zjarrin në zonën e djegur.
“KFOR-i së bashku me Organizatat e Sigurisë së Kosovës, kanë punuar së bashku për të shuar zjarret në të gjithë komunën e Mitrovicës. Aviatorët e Ushtrisë kanë hedhur 7 kovë uji në zonën e djegur, duke reduktuar në mënyrë efektive shumicën e zjarreve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /InLajmi/
KFOR alongside with Kosovo Security Organizations, worked together to tackle the fires throughout the Mitrovica municipality of #Kosovo. #KFOR RC-E 🇺🇸 Army aviators conducted seven water bucket drops into the burning area, effectively reducing most of the fires. pic.twitter.com/fpAvp6gl7K
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) July 26, 2022