Deputetja e Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu në përvjetorin e 4-të të vdekjes së Adem Demaçit, ka kujtuar jetën dhe veprën e tij, përcjell InLajmi.
Deputetja e PDK-së Musliu tha se Demaçi gjatë gjithë jetës së tij ka punuar për liri dhe barazi.
Ajo shtoi se Adem Demaçi do të mbetet çdo herë personalitet i pathyeshëm si dhe i papërsëritshëm në Kosovë!
Postimi i plotë i saj:
4 vjet qe kur fizikisht i mungon kësaj bote, Baca Adem i cili ia dedikoi tërë jetën e tij përpjekjeve për liri, drejtësi dhe barazi.
Ai ishte një personalitet i pathyeshëm dhe figurë unike. Mbetet i papërseritshem, jo vetëm në historinë e Kosovës por në historinë e njerzimit.
Shpirti yt pastë dritë Baca Adem./InLajmi/