Të paktën 2 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat në një park në Los Anxhelos, thanë zyrtarët.
Sipas mediave të huaja 7-të persona u dërguan në spitalet lokale pasi të shtënat me armë shpërthyen në një “shfaqje të makinave” në Peck Park në lagjen San Pedro të dielën, tha departamenti i zjarrfikësve në Los Anxhelos.
2 prej tyre – një burrë dhe një grua – vdiqën më vonë nga plagët e tyre, tha zëdhënësi i departamentit Brian Humphrey.
Viktimat – 4-ër burra dhe 3-gra – varionin nga mosha 23 deri në 54 vjeç, tha ai, por nuk mund të ofronte asnjë informacion se çfarë e shkaktoi konfrontimin, përcjell Telegrafi,
Shfaqja e makinave ishte një tubim joformal, më shumë se një ngjarje e planifikuar zyrtarisht, tha Humphrey.