Kryesia e Kuvendit të Kosovës, kanë mbajtur të hënën konferencë për media, pasi Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, nuk ka arritur ta shqyrtojë në parim, Projektligjin për Aktet Juridike raporton InLajmi.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, deklaroi se AAK-ja ka kërkuar interpelancë për ligjin e pagave dhe për ligjin për zyrtarët publike.
“Qeveria ka dështuar, por edhe ligji për zyrtarët publikë. Shumë agjensione kanë nisur të bëjnë rregullore të brendshme për pagat, në mungesë të ligjit. Janë mbi 3 mijë vende pune që nuk po mbushen në mungesë të veprimeve të Qeverisë”, shtoi Tahiri.
Gjithashtu Tahiri tha se janë mbi 3 mijë vende pune që nuk po mbushen në mungesë të veprimeve nga Qeveria e Kosovës. /InLajmi/



















