Aksidenti që ndodhi një vit më parë në autostradën te Slavonski Brod në Kroaci, humbën jetën 10 persona dhe 45 të tjerë u lënduan të cilët udhëtonin me autobusin me targa të Kosovës, përcjell InLajmi.
Kjo ngjarje ishte një nga më të rëndat e që preku dhe shkaktoj dhimbje tek shumë familjarë, nuk mbeti nën hijen e të kaluarës por ajo ngjarje tragjike u kujtua edhe sot kur u mbushen plotë një vit nga aksidenti që mori dhjetëra jetë njerëzish.
Si ngjarje të rëndë si për shtetin ashtu dhe për popullin e Kosovës, e kujtoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, duke thënë se humbja e mërgimtarëve që po vinin në vendlindje është plagë e madhe jo vetëm e familjeve por e të gjithë.
Derisa kujton viktimat e këtij aksidenti, ministri Sveçla sikur u bënë thirrje mërgimtareve që të kenë kujdes gjatë rrugëtimit për në vendlindje, sikur dhe ju dëshiron pushime të mbara në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Mëngjesi i 25 korrikut të vitit të kaluar ishte i rëndë për shtetin e për popullin tonë. Autobusi që po sillte mërgimtarët nga Gjermania në Kosovë u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë, ku mbetën të vdekur 10 bashkëqytetar tanë e u lënduan dhjetëra të tjerë. Familjet Sylmetaj, Binakaj, Kastrati, Bellanica, Rrustemi, Kolmekshaj, Maloku, Idrizaj e Hoxha humbën më të dashurit e tyre.
Mërgata jonë ka mbajtur vendin gjallë në kohë lufte e paqe. Andaj, humbja e mërgimtarëve tanë që po vinin në vendlindje është plagë e madhe jo vetëm e familjeve por e të gjithë neve.
Në një vjetorin e humbjes së tyre shpresoj që familjarët të jenë të fortë ndonëse dhimbja është e madhe. Po ashtu, gjej rastin të falënderoj nga zemra autoritetet kroate për reagimin e shpejtë, kujdesin por edhe për bashkëndjenjën që kanë pasur me ne.
Të dashur mërgimtarë që keni arritur në vendlindje e ju që jeni nisur drejt nesh, ju lus për kujdes dhe uroj të kaloni pushime të mbara në Kosovë. Familjet tuaja, të gjithë ne dhe vendi juaj do ju pres gjithmonë krahëhapur. /InLajmi/