Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, sot do t’i jap fund beqarisë, ndërsa në këtë ditë të veçantë atij do t’i mungoj më i dashuri babi i tij i cili po përballet me aktakuz nga Gjykata Speciale në Hagë, përcjell InLajmi.
Në traditën shqiptare dasmat gjithmonë bëhen në prezencën e familjarëve, ndërsa Altini i bacës Jakup festën e dasmës e bënë pa babain e tij, të cilin fati e deshi të mos jetë në këtë mes, thotë ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku.
Klinaku tha se në këtë ditë kaq të veçantë për Altin Krasniqin për fat të keq babai i tij nuk është sepse ai po përballet me një padrejtësi në Hagë.
Postimi i plotë i tij:
Shqiptarët, sipas traditës, gjithmonë dasmat i kanë bërë me prezencën e personave të familjes, farefisit dhe shoqërisë.
Sot, Baca Jakup Krasniqi e marton djalin Altinin.
Njerëzit më të afërt duan që të marrin pjesë në këtë ngjarje të gëzueshme, por fati e deshi që baca Jakup të mos jetë në këtë mes, sepse po përballet me një padrejtësi të madhe në Hagë.
Urime Altin Krasniqi dhe Elizabetë Sylaj!
U trashëgofshi! /InLajmi/