Në botë në 3 mujorin e 2-të të këtij viti janë shitur 316 milionë telefona të mençur ose 9 % më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021. Rënia e shitjes ka të bëjë me inflacionin dhe pengesat e tjera ekonomike, bëhet e ditur në raportin e kompanisë analitike Kanalis (Canalys).
Edhe krahas rënies së përgjithshme, shitja e telefonave të mençur të Ejpëll (Apple) dhe të Samsung (Samsung) edhe më tutje janë në 2 vendet e para për nga shitja, si dhe në mesin e 5 të parave, të cilat janë të vetmit që e kanë rritur përqindjen në treg.
Samsung ende është numër një në botë edhe pas 3 mujorit të 2-të nga viti 2022 ka përqindje më të madhe në treg në krahasim me dërgesat e telefonave të mençur, me 21 %, që është rritje prej 18 % në krahasim me 3 mujorin e njëjtë të vitit 2021, përderisa i 2-ti është Ejpëll me përqindje në treg prej 17 %, gjithashtu është rritur, nga 14 % të vitit të kaluar.
Në mesin e 5 furnizuesve të parë të cilët shënojnë rënie prej 3 deri një % në shitjen e Shaomit (Xiaomi), Opo (Oppo) dhe Vivo (Vivo). Shaomi vitin e kaluar kishte 17 % pjesë në treg, ndërsa këtë vit 14, përderisa Opo prej 11 ra në 10, ndërsa Vivo prej 10 në 9 %, shkruan Alsat mk.
Sipas analistëve të Kanalis, oferta e madhe e telefonave nga klasa dhe çmimi i mesëm, shkakton grumbullimin e rezervave për shkak të asaj se blerësit për shkak të inflacionit blejnë telefona me çmime më të ulëta dhe pritet që shitësit t’i përforcojnë promovimet dhe ofertat speciale në muajt e ardhshëm që ta nxisin shitjen edhe para periudhës së festave drejt fundit të vitit.