Në rrugën Xerrxë-Rahovec, të hënën ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në të cilin janë përfshirë 2 veturave, ku përveç dëmeve material një person i moshës madhore ka ndërruar jetë, përcjell InLajmi.
Aksidentin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.
Ndërkaq, konfirmimi për vdekjen e një personi i përfshirë në aksident e ka konfirmuar për policinë Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës për të vazhduar hetimet rreth aksidentit.
“Sot rreth orës 11:40 është është pranuar informacion për një aksident trafiku në rrugën Xerrxë-Rahovec. Të përfshirë në aksident trafiku kanë qenë 2 automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve materiale, një person i moshës madhore ka ndërruar jetë (vdekjen e tij e kanfirmuar personeli mjekësor në QKMF Rahovec). Një person tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti, pas trajtimit mjekësor është shoqëruar në polici. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vend-ngjarje si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke vazhduar me hetime”, tha Shermet Elezaj. /InLajmi/