Mbrëmjën e së hënës në autostraden Arbën Xhaferi ka ndodhur një aksident trafiku, si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 persona, përcjell InLajmi.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani, ku ka bërë të ditur së 3 personat e përfshirë në këtë aksident kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Pas këtij aksidenti Policia e Kosovës ka dal me një apel për qytetarët e vendit, duke lutur pjesëmarrësit në trafik tl kenë kujdes të shtuar mbi të gjitha të respektojnë rregullat e trafikut.
“Rreth orës 19:40 në autostraden Arbën Xhaferi, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë, ka ndodhur një akaident trafiku me lendime ku tre persona dyshohet se kanë pesuar lëndime të rënda.” tha Kelani.
“Njesitë e trafikut janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore, personat e lënduar janë dërguar në SHSKUK-Prishtinë, për trajtim mjekësor.” tha ai.
“Policia e Kosovës vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar dhe të reapektojn rregullat e trafikut.” përfundoi ai. /InLajmi/