Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka njoftuar se ka qëndruar për vizitë tek familja e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rexhep Selimi, i cili po mbahet në Hagë, përcjell InLajmi.
Limaj u shpreh se ish-bashkëluftëtari i tij dhe të tjerët do të kthehen triumfues nga Haga.
Gjithashtu ai tha se është krenar me Ushtrinë Çlirimtare te Kosovë dhe luftën e saj të pastër e të lavdishme.
Njoftimi i plotë nga NISMA Socialdemokrate:
“Sot me bashkëpunëtorë ishim për vizitë në Klinë, në familjen e mikut tonë dhe bashkëluftëtarit, Rexhep Selimi, që për dy vite ai, bashkë me disa nga shokët tanë, po vazhdon të mbahet në Hagë, në mbrojtje të luftës së lavdishme të ushtrisë sonë çlirimtare.
Me dy vëllezërit e Rexhës, Ilaz e Naim Selimin, bashkëbiseduam rreth besimit tonë të madh, se figurat kyçe të UÇK-së, do të kthehen fitimtarë e triumfues, ndaj shpifjeve e fabrikimeve që janë bërë kundër luftës së drejtë të UÇK-së.
Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme.” /InLajmi/