Kosova u përfaqësua në ceremoninë e marrjes së detyrës së presidentit nga Bajram Bagaj me kryetaren e shtetit Vjosa Osmani dhe 2 ish-presidentët Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga.
Veç Kosovës, në ceremoni kishte përfaqësues edhe nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Begaj bëhet presidenti i tetë i Shqipërisë që nga rënia e komunizmit, shkruan Gazeta Blic.
Ai e mori detyrën nga Ilir Meta, presidenca e të cilit u karakterizua me përplasje me Qeverinë e Edi Ramës dhe beteja ligjore në Gjykatën Kushtetuese.Pozita e Presidentit në Shqipëri është kryesisht ceremoniale, por presidenti ka përgjegjësi të shtuara në drejtimin e përgjithshëm të politikës së jashtme dhe sigurisë.
