Në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura maksimale të cilat pritet të lëvizin nga 35 deri në 38 gradë Celsius. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave konvektive të cilat pritet që lokalisht të sjellin freski dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosoven Lindore në pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite në veri të Malit të Zi më së shumti e rrallë në disa vise të Maqedonisë së Veriut dhe Kosoves Lindore priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, shkruan Meteo Balllkan.
Nga e hëna deri të mërkurën pritet mot me diell dhe me vapër të fortë verore. Të mërkurën pasdite priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në Kosovë dhe disa vise të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi