Dren Gashi është larguar nga Erzeni, vetëm pesë ditë pasi u zyrtarizua te ky klub.
Më 19 korrik, klubi shqiptar njoftoi për marrëveshjen e arritur me sulmuesin nga Kosova.
Por, 28-vjeçari ka ndërprerë kontratën dhe është larguar tashmë nga Erzeni.
Kështu ka njoftuar klubi nga Kategoria Superiore këtë të diel.
Në njoftimin e klubit nuk janë bërë të ditura arsyet e prishjes së kontratës brenda një afati kaq të shkurtër.
Ndryshe, Gashi në gjysmë-sezonin e fundit ishte pjesë e Dukagjinit në Superligën e Kosovës, teksa pjesa e parë e të sezonit 2021/22 e kaloi te Feronikeli, shkruan Gazeta Express.
Dren Gashi ka luajtur edhe për shumë skuadra tjera kosovare. Ai u aktivizua te Prishtina, Drenica, Gjilani, Drita, Flamurtari e Ferizaj – teksa për një sezon ka luajtur edhe te Egnatia në Shqipëri.