Rep-artisti nga Kosova, Gjiko dhe artisti nga Shqipëria, Young Zerka, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor, shkruan InLajmi.
“Dallavere” titullohet kënga më e re nga këngëtarët.
Për tekstin e kësaj janë kujdesur Gjiko dhe Zerka si dhe Edlir Begolli.
kënga menjëherë pas publikimit ka marr mjaft komente pozitive nga fansat dhe publiku, dhe siç duket ky projekt do të jetë një nga hitet e kësaj vere.
Gjiko bashkëpunimin e fundit e ka publikuar në bashkëpunim me artisten Fifi me “Djegi krejt”.

Ndërsa Young Zerka bashkëpunimin e fundit e ka publikuar para disa muajsh me “Tik tak”. /InLajmi/