Sot në Kuvendin e Shqipërisë Bajram Begaj e dha betimin si President i ardhshëm i vendit, e i menjëhershëm ishte reagimi i ambasadorës amerikane Yuri Kim, përcjell inLajmi.
Yuri Kim e ka uruar Begajn për postin e presidentit ku ndër tjera ka shtuar se me padurim e pret që të punojnë në thellimin e partneritetit SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë shqiptare dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s”.
Postimi i plotë i saj:
Me anë të një statusi në Twitter, ambasadorja u shpreh: “Urime Bajram Begajt në marrjen e detyrës si Presidenti i ri i Shqipërisë. Presim me padurim që të punojmë me Presidentin Begaj në thellimin e partneritetit SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë shqiptare dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s”./InLajmi/