Pasditja e sotme doli të jetë fatkeqe për një veturë dhe pasagjerët e saj të cilët po udhëtonin në autostradën Arbën Xhaferi, ku u lënduan 5 persona, përcjell InLajmi.
Lajmin për aksidentin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se në aksident ishte e përfshirë vetëm një veturë.
“Në ora 17:23, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën Arbër Xhaferi, drejtimi Lipjan-Ferizaj. Nga vendi i ngjarjes policia njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Në vendngjarje kanë dalë pos njësive policore edhe ndihma emergjente mjekësore dhe një ekip i zjarrfikësve”- tha Krasniqi./InLajmi/