Ditëve të fundit në Kosovë rastet pozitive me koronavirus kanë pësuar rritje të mëdha, e kjo situate nga ish-krerët institucional po del të jetë shqetësuese, përcjell InLajmi.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar duke lënë fajtor Qeverine e Kosovës për situatën me koronavirus në vend.
Zemaj ka thënë se Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës po injorojnë situaten.
Postimi i plotë i tij:
Në 10 ditët e fundit është shumë brengosëse rritja e infeksionit me koronavirus. Virusi ka marrë hov të madh e Qeveria e mashtrimit në gjumë të thellë.
Për pakë ditë, afer 10 mijë qytetarë janë pozitiv. Fatkeqësisht dhjetra qytetarë (pacientë) kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.
Fronti i betejës kundër virusit është i hapur. Demagogjia dhe shantazhi demtojnë të arriturat në menaxhimin e shendetësisë dhe situatës pandemike.
Menaxhimi i sektorit të shëndetësisë do qasje proaktive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët, nga sheshet publike e as nga aeroplani.
Respekt për profesionistët shëndetësor të cilët përkundër gjendjes dhe injorimit nga MSH dhe Qeveria e mashtrimit ofrojnë përkujdesje të shkëlqyer shëndetësore. /InLajmi/