Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka shquar lartë intenzitetin e punës në muajin korrik, pasi sipas saj ishte muaji që finalioi shumë nisma ligjore, raporton InLajmi.
Kështu ministrja zgjodhi të filloi fjalën e saj në konferencëpër media duke treguar arritjet e ministris së saj në muajin që po i afrohet fundi.
“Muaji korrik ishte muaji i finalizimit dhe përfundimit të shumë nismave ligjore me të cilat edhe do ta fillojë këtë konferencë, për ta vazhduar më pas me të arriturat konkrete në fushën e profesioneve të lira siç janë noteria, përmbarimi dhe ndërmjetësimi”, është shprehur Haxhiu.
Tutje Haxhiu ka shtuar së prioriteti i saj dhe i ministrisë që ajo drejtonë është luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit e që në këtë muaj u arrit miratimi i 8 nismave ligjore që sipas saj janë shumë të rëndësishmë për qeverinë dhe kuvendin.
“Siç e dini top prioriteti i Ministrisë së Drejtësisë mbetet lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, muaji korrik shënoi miratimin e 8 nismave të rëndësishme ligjore në qeveri dhe kuvend, shumë prej këtyre nismave kishin të bëjnë me luftën kundër korrupsionit me çka falënderoj deputetët e Kosovës që miratuan ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave, projektkodin e procedurës penale dhe projektligjin për parandalimin e korrupsionit. Mirëpo, gjithashtu në lexim të parë u miratua njëri nga projektligjet më të rëndësishme ai për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë të pajustifikuar”, shtoi ministrja.
Ndërsa si përfundim ministrja ka treguar cilat janë qëllimet dhe synimet e saj, Haxhiu nuk ka kaluar pa përmendur verifikimin e pasurisë që kjo temë për një kohë të gjatë është bërë temë diskutimi e që sipas saj disa personave edhe mund t’u konfiskohet pasuria me vendim të Gjykatës nëse përsonat nuk e justifikojnë atë.
“Përmes këtyre projektligjeve dhe nismave synohet që të fuqizohen tutje institucionet përgjegjëse të cilat do të ndihmojnë në zbatimin e legjislacionit si një formë adekuate e identifikimit, parandalimit dhe luftimit të korrupsionit. Po ashtu synohet edhe themelimi i mekanizmave profesional e të pavarur të cilët do të jenë kompetent për inicimin dhe verifikimin e pasurisë të personave zyrtarë e cila edhe mund të konfiskohet me vendim të Gjykatës nëse e njëjta nuk mund të justifikohet” tha Haxhiu. /InLajmi/