“Ish-Presdienti Cartes pengoi një hetim madhor ndërkombëtar për krimin e organizuar për të mbrojtur veten dhe të njohurit e tij kriminelë”, thuhet në deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. “Këto veprime kanë konfirmuar përfshirjen e Cartes me organizatat e huaja terroriste dhe grupe të tjera të futura në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara”.
Cartes i hodhi poshtë akuzat. Përmes një postimi në Twitter, ai tha se ishin të pabazuara dhe të padrejta.
66-vjeçari është pronar i një kompanie duhani dhe një perandorie të shitjes me pakicë, ndërsa drejtoi vendin amerikano-jugor në periudhën 2013-2018. Cartes besohet se është një prej më të pasurve në Paraguai dhe shihej si kandidati më i mundshëm për të fituar zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në dhjetor. Në listën e zezë janë futur edhe tre fëmijët e tij.