Paris Saint Germain (PSG) ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të Cristiano Ronaldos, gjatë kësaj merkatoje.
Agjenti i portugezit, Jorge Mendes ka biseduar me parisienët, por këta të fundit kanë refuzuar për të nënshkruar me të.
37-vjeçari ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga Mançester Junajtid, për shkak se nuk e bind projekti i skuadrës angleze për sezonin e ardhshëm, shkruan Euronews Albania.
Pak ditë më parë, edhe drejtori i Bajernit të Mynihut, Oliver Kan tha se gjermanët nuk janë të inetesuar për të sjellë Ronaldon në “Allianz Arena”.