Rrahjet mes personave e sidomos grup moshave të reja janë bërë të zakonshme kohëve të fundit, pothuajse së çdo ditë raportohet për raste të llojit të tillë, përcjell InLajmi.
Por nuk po përjashtohet mundësia edhe për sulmet ndaj zyrtarëve policor qofshin ata gjatë orarit të punës.
Kështu së fundmi në Prishtinë është arrestuar një burrë, me arsyetimin së ka sulmuar policinë pasi i është shqiptuar një gjobë trafiku.
Sulmuesi me vendim të prokurorit është cilësuar si i dyshuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në trafik, ka kanosur verbalisht dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /InLajmi/