Skenderaji është tronditur sonte, ku pas një konflikti verbal një person ka mbetur i vrarë në fshatin Baks, derisa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur, përcjell InLajmi.
Rastin e ka konfirmuar për InLajmin zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Fexhrije Pllana.
Pllana tha se nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur tre persona, ku njëri nga ta nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sipas saj, 2 të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor/InLajmi/