Kryeministri i Repulikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zgjdhur të thotë disa fjalë rreth “Manifesta 12” aktivitet ky i cili po zhvillohet në qendër të Prishtinës, përcjell InLajmi.
Sipas kryeministrit ky aktivitet po e mbushë Prishtinën, mbi të gjitha po e bënë të lumtur dhe me fat.
Kurti nuk ka hezituar të shpalos në detaje aktivitet që përcjell “Manifesta” duke thënë së për 100 ditë radhazi 103 artist nga 30 vende të ndryshme të botës në plotë 25 vende të kryqytetit mund të vizitohen pa pagesë nga qytetarët e Kosovës.
Tutje ai është shprehur i lumtur që qeveria e tij arriti të bësoj në këtë aktivitet dhe po ky u bë edicioni me i madhe i artit i organizuar ndonjëherë.
Postimi i plotë i tij:
Manifesta 14 Prishtina
Sivjet, Manifesta po e merr rimishërimin e 14-të në qytetin e Prishtinës. Të dy palët jemi edhe të lumtur edhe me fat. Ky përqafim i Manifesta-s dhe Prishtinës është pothuajse një “amor fati”: një nomad evropian udhëtues ndalon për të takuar popullin e pandalshëm të Kosovës.
Vepra arti nga 103 artistë nga 30 vende, për plot 100 ditë, në 25 vende në Prishtinë, do të mund të vizitohen nga të gjithë qytetarët e vendit tonë pa pagesë.
Ky është edicioni më i madh ndonjëherë i kësaj bienale të artit. Jemi të lumtur që si qeveri kemi besuar në të që nga dita e parë dhe kemi qëndruar prapa duke e përkrahur financiarisht këtë ngjarje të madhe kulturore.
Pas 14 vitesh pavarësi, le ta shijojmë së bashku Manifesta 14. /InLajmi/




















