Afër thyerjes së rekordit të nxehtësisë ishte edhe Peja, pasi sipas zyrtarit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Bashkim Kastrati, në vitin 1987 ishte temperatura më e lartë në këtë qytet me 38.2 gradë Celsius, ndërsa sot ishte 37.8, transmeton KlanKosova.tv
Kurse, rekordin për temperaturat më të larta ndonjëherë e mban Prizreni me 40.8 gradë Celsius të regjistruara më 1987 dhe Mitrovica me 40 gradë Celsius, temperaturë kjo që u regjistrua po ashtu në vitin 87.