Në 21 dhe 22 korrik në Prishtinë është mbajtur Forumi i Solareve.
Eksperti i energjisë, Lulzim Syla, ka thënë se ka rritje të bizneseve pjesëmarrëse nga viti i kaluar në këtë ngjarje.
“Kjo është tregues i mirë për komunitetin e biznesit që ka shprehur interesim në instalimin e paneleve solare. Jemi në rrugë të mirë për një tranzicion energjetik”, është shprehur Syla.
“Kjo automatikisht ndikon në mundësinë për ulje të shpenzimit të energjisë, konsumit, pra në raste të dimrave të ftohtë ndihmon në uljen e importit”Lulzim Syla, tha ai në Klan Kosova.
Syla ka theksuar se ka rritje të vetëdijes nga ana e bizneseve, familjeve dhe institucioneve sa i përket energjisë solare.