Në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 35 deri në 38 gradë Celsius. Rrallë në ndonjë rajon malor pasdite mund të ketë disa zhvillime krejtësisht të izoluara me ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosoven Lindore nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në zonat më të ngrohta të rajonit tonë, ndërsa në disa zona malore mund të ketë zhvillime të ndonjë rrebeshi afatshkurtër shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Të dielën do të vazhdojë moti shumë i nxehtë dhe me temperatura deri në 38 gradë Celsius në Kosovë, por pasdite në disa vise priten vranësira dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet pritet të jenë të karakterit lokal dhe në mbrëmje mund të ndjehet freskimi i motit.
Në Shqipëri dhe rajon të dielën po ashtu vazhdon vapa e fuqishme verore. Pasdite vonë në disa zona të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, shkruan Meteo Ballkan.
Nga e hëna na pret mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të pakta lokale. Të mërkurën pasdite vonë mund të kemi përsëri rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
