Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes me koronavirus, përcjell InLajmi.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 168 doza të vaksinës kundër koronavirusit, derisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.833.534 doza të vaksinës.
Ndërkaq deri më sot janë dhënë 1.061 doza përforcuese dhe doza të 4-ta të vaksinës kundër koronavirusit. /InLajmi/