Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve nga 3.716 testime, 1.401 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sot janë shëruar 1.219 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 230.510.
Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 9.408.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 168 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.833.534 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.110 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 104.355 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 3.716 testime, 1.401 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 230.510.
Në total numri i rasteve aktive është 9.408. /InLajmi/