Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta të hënën ka qëndruar për vizitë në Kosovë për përfundimin e mandatit si president, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë pas shumë takimeve me krerë të shtetit Meta është takuar me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama.
Rama e falënderoi Metën për çdo gjë që ka bërë për Kosovën duke e ftuar që ta vizitoj më shpesh vendin jo si vizitor por si qytetar nderi.
“Ne kemi pasur dëshirë me ju nderu dhe me ju falënderua për çdo gjë që keni bërë për popullin e Kosovës. Ju pres tash e tutje, jo vetëm si vizitor por edhe si qytetar nderi”, tha Rama.
Për fund, Kryetari i Prishtinës, e ftoi të marrë pjesë në Bienalen Manifesta 14 e cila do të mbahet të premtën në Prishtinë. /InLajmi/