Gjatë ditës së premte buzë lumit të fshatit Lutogllavë në Pejë është gjetur një person pa shenja jete, përcjell InLajmi.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas Rugovës trupi i pa jetë është dërguar për obduksion me urdhër të Prokurorit të shtetit, ndërsa rastin po heton Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 14:20, Policia është informuar se ne fshatin Lutogllavë-Pejë, një person është i shtrirë pranë lumit, Njësitet relevante menjëherë kanë dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësorë i cili ka konstatuar se personi i shtrirë është pa shenja jete. Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar ne IML, Prishtinë për obduksion, dhe rasti cilësohet Hetim i Vdekjes.”, tha Rugova. /InLajmi/