Në Pejë të enjtën është gjetur pa shenja jete një vajzë në shtëpinë e saj, përcjell InLajmi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës ku edhe e kanë bërë të ditur vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetentë.
Ndërsa trupi i pajetë me urdhër të Prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Pejë 21.07.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e ka gjetur viktimën femër kosovare në shtëpi pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, poashtu lidhur me rastin kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/