Ditën e premte është ndar nga jeta mjeku i njohur kosovar, Mahmut Idriz Mumci, i cili ishte specialist i Pulmologjisë, përcjell InLajmi.
I ndjeri të gjithë jetën ia kishte kushtuar profesionit të tij, kështu duke iu dalur në ndihmë shumë personave.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, ndërsa tutje kanë ngushëlluar familjarët e të ndjerit si dhe miqtë dhe kolegët e tij.
Njoftimi i plotë i Odës së Mjekëve të Kosovës:
Ndahet nga jeta Dr. Mahmut Idriz Mumci
Dr. Mahmut Idriz Mumci ishte specialist i Pulmologjisë.
Në vitin 1972 përfundoi studimet për mjekësi të përgjithshme, në Fakultetin e mjekësisë, në Universitetin e Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa më vonë specializimin e përfundoi në degën e Pulmologjisë, në Zagreb.
Kishte punuar si asistent për lëndën e Histologjisë në Universitetin e Prishtinës, e më vonë si pneumoftizolog në Departamentin Antituberkular, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Prishtinë.
Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij./InLajmi/