Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur që ka pritur në sëlinë e partisë presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, përcjell InLajmi.
Vizita e Metës në selinë e PDK-së sipas Krasniqit ishte e veçantë dhe mbi të gjitha kënaqësi.
Krasniqi nder të tjera ka falënderuar Metën që zgjodhi që në përfundim të mandatit zgjodhi ta vizitoi Kosovën.
I pari i PDK-së ka thënë së presidenti i Shqipërisë meriton të shquhet lartë për angazhimin që ruajtjen e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri.
Postimi i plotë i tij:
Kënaqësi e veçantë ta mirëpresim në selinë tonë, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për të vlerësuar lartë kontributin e tij lidhur me unifikimin politik dhe qytetar për çështjet me ndikim për 2 shtetet tona që nga koha e luftës çlirimtare, e deri në ditët e sotme.
Në përfundim të mandatit të tij, shpreh falënderimet e mia dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, për angazhimin e tij të vazhdueshëm për kultivimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës. /InLajmi/