Vedat Muriqi i ka kompletuar testet mjekësore për të kaluar te Mallorca.
Siç raportohet nga mediet spanjolle, shtatlarti kosovar gjatë pasdites pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re afatgjatë me klubin.
Lojtari e kaloi një gjysmësezon si i huazuar pikërisht te kjo skuadër dhe performancat e tij lanë mbresa të drejtuesit, transmeton lajmi.net.
Marrëveshja tashmë është arritur dhe transferimi do të realizohet për shumën e 9.5 milionë eurove.