Janë bërë 12 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti duke thënë se para 12 viteve nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ku ka vendosur se në vitin 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Gjithashtu ai tha se Kosova duhet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.
Postimi i plotë i tij:
Para 12 vitesh, GJND-ja vendosi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Kosova duhet sa më shpejt të bëhet anëtare e BE-së, NATO-s, OKB-së dhe të gjitha organizatave tjera ndërkombëtare. Kosova po kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajon. /InLajmi/