Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj aj ka pritur në takim Deputetin e Preshevës Shaip Kamberi, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se në takim me Kamberin kanë diskutuar për problemet që po përballen shqiptarët e Preshevës Bujanovcit dhe Medvegjës.
Kujtojmë, se Shaip Kamberi të hënë është takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Poistimi i plotë i tij:
Sot pata kënaqësinë ta pres z. Shaip Kamberi, deputetin e vetëm të zgjedhur me votat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.
Folëm për sfidat dhe problemet me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë si dhe për mbështetjen që mund ta jap Kosova në realizimin e të drejtave të tyre të patjetërsueshme qytetare dhe kombëtare. /InLajmi/