Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar 12 vjetorin e shpalljes së vendimit të legalitetit të pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, përcjell InLajmi.
Krasniqi, duke kujtuar këtë datë të rëndësishme të konfirmimit të së drejtës së Kosovës në pavarësinë e saj, është shprehur se ndjehet krenar me shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj liridashës.
Për më tepër Krasniqi ka shkruar në Facebook, përjetësisht do jemi krenar me shtetin dhe qytetarët tonë liridashës
Postimi i plotë i tij:
Si sot, 12 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Krenarë, sot e përjetësisht, me shtetin dhe qytetarët tonë liridashës! /InLajmi/