Një aksident trafiku ka ndodhur të premtën në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Si pasojë e këtij aksidenti janë të përfshira 3 vetura ku ka mbetur i lënduar një person dhe menjëherë ka pranuar tretman mjekësor.
“Një aksident trafiku ka ndodhur në ora 11:00, në rrugën “Enver Maloku”. Në këtë aksident janë përfshirë 3 vetura, po ashtu gjatë aksidentit është lënduar një person i cili ka pranuar tretman mjekësor” ka thënë Ahmeti. /InLajmi/