Ka vite që komuna e Prizrenit është ndër komunat e rralla në vend, ku Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për çdo vjet shpall Konkurs të rregullt për subvencionimin e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive, shkruan InLajmi.
Në fillim të muajit maj, DKRS, bëri Thirrje publike për të gjitha OJQ-të e regjistruara në Republikën e Kosovës dhe individët, që veprojnë në komunën e Prizrenit, të aplikojnë për mbështetje financiare të projekteve të tyre nga fusha e kulturës, rinisë dhe sportit.
“Kjo thirrje publike u bë me vendimin e kryetarit të komunës, Shaqir Totaj Nr. 01/060-00788455/22 të datës 30 maj 2022, dhe bazuar në rregulloren Nr. 4/2017, mbi kritetret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve dhe individëve në fushën e kultuës, rinisë dhe sportit në komunën e Prizrenit”, – tha për InLajmin Adem Morina, drejtor në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren. “Meqë jemi në shërbim të qytetarëve dhe të identitetit kulturor, rinor e sportivë të Prizrenit të lashtë, dhe duke u bazuar në zhvillimet aktuale, nevojat dhe traditat kulturore e sportive të qytetit, për këtë vit kalendarik, kemi planifikuar gati ta trefishojmë këtë shifër, nga mbi 300 mijë euro sa janë dhënë për vitin 2021, sivjet do të ndajmë 750 mijë euro, para të taksapaguesve tanë. Por, sikur të kishim më shumë mundësi buxhetore, kjo shifër do të ishte edhe më e lartë”, – përfundoi Adem Morina.
Të shtojmë se gjithë këtë shumë DKRS dhe komisionet e saja profesionale, enkas të formuara për thirrjen publiike, do t’i ndajnë 183 OJQ-ve dhe individëve, për programet dhe aktivitet shumta kulturore, rinore dhe sprotivre, në qytetin e Prizrenit. Osman Goranci /InLajmi/