Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Kujtim Shala, ka thënë shkurtë dhe qartë se pse nuk po e voton projektrezolutën për masat e Qeverisë së Kosovës, raporton InLajmi.
Kështu ai ka thënë së ka një pyetje për sponzorin e projekt rezolutes pasi teksti nuk përmban as edhe një masë.
Tutje Shala ka thënë së nuk e ka problem t’i votoi masat e vendosura nga qeveria por nuk mundet pasi këto masa nuk po sjellin asgjë.
Shala ka theksuar se masat i takojnë qeverisë por problemet nuk janë vetëm të qeverisë por të të gjithve, e sipas tij keshtu duhet të jetë edhe zgjidhja e përbashket.
“Masat janë problem i qeverisë por problemet i kemi të perbashketa, kuptoni masat e qeverisë nuk janë në rregull prandaj nuk po pajtohemi. Teksti i projektrezolutes nuk përmban asgjë as edhe një masë, pra une pyes sponzorin e kësaj projektreolute çka keni dashur të thoni sepse nuk keni thënë asgjë.”tha Shala. /InLajmi/