Faton Abdullahu, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës ka folur për qëndrimin e kësaj partie lidhur me Ballkanin e Hapur.
Abdullahu tha se për t’u bërë pjesë Kosova duhet të ketë trajtim të barabartë me vendet tjera.
“Jemi në fazën që më shumë na konvenon të presim dhe të shohim çfarë bëhet, dhe kjo duke mos pasur një shtyrje të madhe nga amerikanët, që të na thonë të hyjmë në Ballkanin e Hapur gjithqysh. Mirëpo, të jemi pjesë e Ballkanit të Hapur duhet të jemi të barabartë, përderisa nuk është e tillë, ne nuk shohim dritë të gjelbër për ta bërë një gjë të tillë dhe ky është qëndrimi i Partisë Demokratike”, tha Abdullahu për Tëvë1.
Ndërsa, Qeveria e Kosovës vazhdon të kundërshtojë nismën Ballkani i Hapur.