Ngjarja e tmerrshme nisi mbrëmjen e së martës kur një 22-vjeçar nisi të mbajë peng në shtëpi disa persona, mes të cilëve babanë e tij, njerkën, dhe 3 fëmijët e tyre, në qytetin e vogël lindor të Douvres, pranë Lionit.
Mediat franceze raportuan se policia negocioi me pengmarrësin gjatë natës, por më kot. Gjatë ditës së sotme, ai nisi të qëllonte me armë. Forcat e policisë ndërhynë dhe arritën të vrasin 22-vjeçarin, ndërsa kuptuan se ai kishte vrarë 5 pjesëtarë të familjes së tij, mes të cilëve babanë, 2 motra dhe vëllain, shkruan A2CNN