Aksidente të shumta po ndodhin në Kosovë, përshak të pakujdesisë në komunikacion, përcjell InLajmi.
Në Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku ku vozitësi i një makine është vetaksidentuar duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës ku më pas ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.
Sipas policisë lëndime trupore ka pësuar vozitësi dhe se ka pasur dëme materiale.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Gjilan 20.07.2022 – 01:00. Derisa vozitësi i veturës civile mashkull kosovar ka qenë duke e drejtuar veturën e tij, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë duke dalur jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit të trafikut janë shkaktuar dëme materiale dhe lëndime tek drejtuesi i automjetit. Rasti nën hetime. /InLajmi/
