Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë së po abuzohet me produktet bazë, raporton InLajmi.
Murati shprehet i bindur se do jetë ligji për mbrojtjen e furnizimit të produkteve themelore ai i cili do iu ndihmojë shumë qytetarëve.
Sipas tij i njëjti ligj do të funksionoi edhe për produktet bazë.
“Ka abuzime produktet bazë. Qytetarët duhet të kuptojnë se ky ligj është i domosdoshëm, për faktin e vetëm se rezultati është parë me çmimet e naftës dhe benzinës. Tani ka një kontroll, ka një marzhë fitimi për kompanitë, megjithatë po funksionon. Do të funksionojë edhe për produktet e tjera bazë, efekti i vetëm i saj do të jetë që jeta për qytetarët do të jetë më e lehtë”, tha ai. /InLajmi/